Eintracht Frankfurt i jep një leksion futbolli Bayer Leverkusenit në sfidën që hapi javën e 8-të të Bundesligës.
Në Commerzbank-Arena skuadra e Adi Hutter fitoi me rezultatin e pastër 3-0 duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim triumfin.
Dy gola të shpejtë të portugezit Paciencia në harkun e 17 minutave i dhanë avantazhin e dyfishtë Frankfurtit ndërkohë që holandezi Bas Dost, 10 minuta përpara fundit shënoi edhe të tretin me Eintrachtin që me këtë sukses barazoi pikërisht Bayer Leverkusen në kuotën e 14 pikëve.