Stephanie Frappart do të bëhet gjyqtarja e parë në një Kampionat Evropian të meshkujve këtë verë.
UEFA e konfirmoi listën e gjyqtarëve të mërkurën, dhe emri i saj ishte në kontingjentin e 51 gjyqtarëve. Përderisa Frapparti, 37-vjeçare, ende nuk është emëruar si një prej 18 gjyqtareve kryesore të ndeshjeve, ajo do të jetë gjyqtare e katërt apo asistente.
Frappart është nga Franca dhe tashmë e ka shkruar historinë në ndeshje të meshkujve si gjyqtarja e parë në një ndeshje të meshkujve në Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 të Francës dhe në kualifikime të Kupës së Botës te meshkujt.
Gjykoi ndeshjen finale të Botërorit të femrave ndërmjet SHBA-së dhe Holandës, si dhe në Superkupën e Evropës ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat.
UEFA pritet t’i konfirmojë se cilat do të jenë vendet ku do të mbahet Kampionati Evropian. Gara u desh të zhvillohej verën e kaluar, por u shty për shkak të Covid-19-të.