Deputeti Frashër Krasniqi, i cili u përfshi në një rrahje dje me deputetin e Nismës, Milaim Zeka nuk është liruar.
Sipas portalit Periskopi, Krasniqit i janë caktuar 24 orë mbajtje nga Policia.
Gjithçka ndodhi gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në Klan Kosova, kur Frashër Krasniqi grushtoi dy herë Zekën, i cili e ofendoi vazhdimisht deputetin e VV-së.
Nga përplasja fizike, Zeka ka marrë disa lëndime në fytyrë.