Frashër Krasniqi paralajmëron prokurorin, do të përfundoni prapa grilave

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 13:38 | Nga

Aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, e ka “kërcënuar” prokurorin e rastit se do të përfundojë prapa grilave për shkak të aktakuzës politike ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, për rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit.

“Sot nuk jemi duke u gjykuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Në të gjithë dokumentin është dëshmuar kjo. Në një vend ku më shkatërru ekonominë nuk është faj, normalisht që fajtorë janë ata që dëshirojnë zhvillim ekonomik. Ne do të jemi fajtorë aq sa përballë e kemi një prokuror si ky, misioni i të cilit është me mbrojtë misionin politik”, ka thënë Krasniqi, në fjalën e tij.

“Do të përfundoni prapa grillave për këtë që po e bëni”, iu drejtua ai, prokurorit.

Nis seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Ka filluar seanca fillestare kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, si dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Ata akuzohen për veprën penale “Kryerje e veprës penale terroriste”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Të ngjashme