Aktorët e serialit “Friends” do të ribashkohen për një episod të veçantë, më shumë se pesëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i këtij seriali.
Ky episod do të transmetohet përmes shërbimit “HBO Max” në muajin maj, ndonëse data ende nuk është përcaktuar saktë.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer do të aktrojnë që të gjithë në këtë episod.
“Po ndodh”, shkruan Perry në “Instagram”, krahas një fotografie të viteve nëntëdhjetë të këtij seriali, që ishte publikuar asokohe nga revista “Rolling Stone”. Pjesa tjetër e kastës më pas e shpërndanë të njëjtin postim, duke e konfirmuar ribashkimin.
“Friends” është transmetuar gjatë viteve 1994 deri më 2004. Episodi i fundit ishte shikuar prej 52.5 milion shikuesve në SHBA, duke e bërë episodin televiziv me të shikuar të viteve 2000.