Frikë nga Coronavirusi, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Koronavirusi ka tmerruar botën, duke infektuar me mijëra njerëz e duke marrë mijëra jetë.

Ndërkohë që bota është në alarm, ekspertët vënë theksin e madh tek higjiena personale e një ndër këshillat më të rëndësishme është të mos japim dorën njerëzve.

Sot, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo.

Ribon takoi Erdoganin në Kompleksin Presidencial ku edhe i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar.

Pasi Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi kur ai zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan refuzoi duke i thënë “Korona” derisa e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.GazetaBlic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme