Frikë nga Coronavirusi, ministri gjerman nuk ia jep dorën kancelares Angela Merkel

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Frika nga koronavirusit ka mbërthyer edhe Gjermaninë, teksa ka prekur tashmë thuajse gjithë botën. Frika nga ky virus vdekjeprurës është shfaqur dhe nga zyrtarët e lartë.

Dje, ka qenë ministri i Brendshëm gjerman, që ka “refuzuar” t’ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, për shkak të frikës së koronavirusit, që po shpërndahet me shpejtësi në gjithë botën.

Megjithatë, Merkel shihet se një gjest të tillë e ka marrë me sportivitet, duke filluar të qeshë me ministrin bavarez.

“Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit.


Të ngjashme