Frikë nga Coronavirusi, përqindje e ulët e votimit në zgjedhjet lokale të Francës

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Shumë francezë vendosën të heqin dorë nga e drejta e votës në zgjedhjet lokale për shkak të frikës nga përhapja e Coronavirusit. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm rreth 46 për qind e votuesve.

Vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se kjo shkallë e abstenimit të votuesve është historike, ndonëse i patën parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat u mbajtën këto zgjedhje.

Deri më tani, 120 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 400 janë infektuar me koronavirus në Francë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u konfirmuan 29 viktima të reja.

Zyrtarët në qendrat e votimit ishin të pajisur me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse për parandalimin e infektimit me Coronavirus, shkruan “The Guardian”.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Francës kishin rreth 47 milionë njerëz. Përqindja e ulët e votimit e vuri në dyshim mbajtjen e rundit të dytë, që është planifikuar për të dielën e ardhshme.

Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën tetë të mëngjesit dhe brenda pak orëve u bë e qartë se pjesëmarrja e votuesve do të ishte e ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme