Nesër në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, e veçanta e tyre është se në të shumtën e 61 bashkive do të ketë vetëm një kandidat, ai i Partisë Socialiste, pasi opozita i ka bojkotuar.
Sot, një ditë përpara votimeve, ka forca të shtuara sigurie edhe në bllokun e ambasadave në Tiranë.
Nga fotot e siguruara nga LSA, shihen forca ushtarake të armatosura rëndë që bëjnë roje në pika të ndryshme të zonës, për të garantuar sigurinë.