Me rritjen e kërkesave të tregut vendor dhe atij ndërkombëtarë për lëngjet Natural100% , kompania Frutex këtë vit do të rris edhe sasinë e përpunimit të mollës.
Kështu këtë vit do të përpunojë mbi 2 milion kilogram mollë, me të cilat do të prodhojë lëngje 100% me përmbajtje të frutave.
Një pjesë të tyre do ta sigurojë nga plantacionet vetanake, kurse pjesën më të madhe do ta grumbullojë nga fermerët e tjerë të cilët tani kanë një derë të hapur për bashkëpunim.
Do të jetë mundësi e mirë për fermerët , sepse në të kaluarën kanë pasur problem për të siguruar treg për to.
Frutex vazhdon të zgjerohet me prezencë në tregjet ndërkombëtare duke u bërë një ndër kompanit më të mëdha eksportuse në Kosovë, duke eksportuar në mbi 25 vende të ndryshme të botës.