Kompania “Frutex” do tu paguajë sigurimet shëndetësore të gjithë punëtorëve

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka vendosur që të ua paguajë sigurimet shëndetësore punëtorëve të tij.

Ai përmes një postimi bëri të ditur se kjo iniciativë do të fillojë qysh nga muaji shkurt.

Palushi tha se këtë gjë po e bën për aq kohë sa institucionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë.

Kompania “Frutex”, produktet e veta i eksporton më shumë se 20 vende të botës.

Postimi i plotë:

Kompania “Frutex” nga muaji Shkurt do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetësorë, për të gjithë punëtorët e vet për aq kohë sa institucionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme