Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairet “Gul Food – Dubai”, “Food Expo – Greqi”, kompania Frutex po merr pjesë edhe në panairin “IFE – London ExCel” në Angli.
Shtrirja e brendeve Golden Eagle, Relax dhe Natural100% në Angli po rritet çdo ditë e më shumë e këtë e dëshmon më së miri rritja e prezencës atje në krahasim me vitin që lam pas, ku këtë vit kompania Frutex me brendet e saj ka pasur rritje mbi 50%.
Me anë të këtij panairi kompania Frutex ka për qëllim gjetjen e tregjeve të reja në europë dhe botë. E rikujtojmë që kompania Frutex deri tash është prezent në rreth 30 vende të Evropes, Amerikës, Azisë dhe Australisë.
Pjesëmarrja në këtë panair u mundësua nga Ministria e Tregtisë dhe KIESA.