I njohur dikur si “Parisi i Lindjes” për bukuritë dhe objektet e stilit barok, Varshava ishte përballur me shkatërrimin e më shumë se 85 për qind të objekteve të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me gjithë vështirësitë e së kaluarës, kryeqyteti polak vazhdon të ngrihet nga hiri – ndërkohë që eleganca e hirshme e Varshavës ende nuk po shihet askund. Atë mund ta shohin vetëm ata që shikojnë përtej sipërfaqes.
“Një njeri i mençur më tha dikur: Kur të shikosh përreth Varshavës, pyete veten: ‘A është ajo një ndërtesë e shëmtuar, apo ndërtesë e pistë?”, thotë Nate Espino, partner në agjencinë e marrëdhënieve me publikun, “Aldgate Strategy Group” që ishte vendosur këtu nga San Francisco rreth 20 vjet më parë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “Një gjë e tillë e ka transformuar perceptimin tim, derisa gjatë dy apo tre vjetëve të kaluar disa prej objekteve të vjetra tani po vezullojnë”.
Për shumë banorë të Varshavës, aspekti më tërheqës i qytetit nuk qëndron tek pamja e jashtme, por nga jeta energjike në të.
“Kur u vendosa në Varshavë nuk isha e sigurt se si do ta gjeja veten në një shtëpi të re”, ka thënë Karolina Lyzwa, një organizatore e vizitave në “Interpid Travel Urban Adventures”, që ishte vendosur në kryeqytet nga Lodzi, qytet në Poloninë Qendrore.