Fshati Bukosh i Suharekës bëhet me ujësjellës, 360 mijë euro vlera e investimit

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë përurimi i ujësjellësit në fshatin Bukosh, të komunës së Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë fshat 200 shtëpi u bënë me ujësjellës, teksa ky rrjet përfshinë të gjithë fshatin Bukosh.

Kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Bajraliu tha se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me komunën. AI tha se vlera e tij është rreth 360 mijë euro.

“Sot në kuadër të programit për zonat rurale të një donacioni nga qeveria zvicerane dhe qeveria e Kosovës, po e promovojmë rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bukosh. Ky ujësjellës ka kushtuar diku 360 mijë euro duke e falënderuar për bashkëpunimin që kemi me komunën respektivisht me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kemi arrit që këtë fundvit ta përfundojmë me sukses me këtë projekt”, ka thënë Bajraliu.

E, kryetari i komunës së Suharekës tha se projekti për ujësjellësin do të vazhdojë edhe në fshatra tjera. Ai tha se në pjesën e mandatit të mbetur të tij si kryetar i kësaj komunë, parashihet që 95 për qind i qytetarëve do të bëhen me ujësjellës.

“Sot po e bëjmë promovimin e këtij ujësjellësi, një problem jetikë që u realizua. Kjo është bë në bashkëpunim me Hidroregjionin e që do të vazhdojmë edhe në fshatrat tjera prej këtu do të shkojmë në Dubravë, Bllacë e të tjera. Përafërsisht edhe 3 vjet mandat sa na kanë mbetur parashihet që përafërsisht  95% e qytetarëve të Suharekës të bëhen me ujësjellës”, tha Muharremaj, raporton EO.

Ai ka falënderuar qytetarët për durimin pasi projekti në fjalë është vonuar për shkak të procedurave.

“Falënderojë edhe qytetarët e këtij vendi që na kanë pritë pasi ky projekt është vonuar për shkak të procedurave mirëpo në fund u realizua”, tha Muharremaj.

 

Të ngjashme