Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar urdhëresën me të cilën ka urdhëruar Zyrën e Prokurimit, që të fillojë me procedurat për shpalljen e tenderin për projektin “Ndërtimi i infrastrukturës kulturore në fshatin Dejnë”.
Në kuadër të këtij projekti do të rregullohet, amfiteatri dhe infrastruktura përcjellëse, për organizimin e festivali tradicional kombëtar të folklorit “Anadrinia Jehon”.
Bazuar në pikën tre të urdhëresës së nënshkruar nga ana e Kryetarit, për zbatimi i kësaj urdhërese do të përkujdeset Zyra e Prokurimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.