Fshati Mramor i Komunës së Prishtinës, i cili gjendet pak kilometra larg kryeqytetit, ka probleme me mbeturina të cilat hedhen vend e pa vend.
Siç shihet në foto të dërguara nga një qytetar në adresë të Ekonomia Online në të dy anët e rrugës së këtij fshati shihen mbeturinat, të cilat sipas këtij lexuesi “po barten nga Prishtina e po i hedhin në fshatin Mramor”.
“Fshatrat e Prishtinës në gjendje të mjerueshme. Në fshatin Mramor nga Prishtina e sjellin bërllokun me kamionë e traktorë e komuna nuk reagon prej kësaj gjendje të mjerueshme, ndërsa shpendi flet për parqe e gjelbërim”, ka shkruar ky lexues.