Fshtai Giethorn, i njohur ndryshe si Venecia e Hollandës është një ndër vendet më paqësore për të jetuar.
Arsyeja: Nuk ka rrugë. Mund të ngjajë çuditshëm por që prej krijimit të tij, ky fshat nuk ka patur rrugë apo transport publik.
Njerëzit përdorin varka dhe falë kanaleve e 176 urave mund të shkojnë nga njëri vend në tjetrin. Njerëzit janë të qetë, nuk stresohen në trafik dhe zhurma më e lartë që mund të dëgjoni mund të jetë ajo e rosave apo bibave. Ia vlen ta vizitosh.
Foto-galeria e mëposhtme përmbledh disa nga fotografitë më të bukura të fshatit përrallor.