Burgjet në Holandë drejt mbylljes

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 17:10 | Nga

Në vitin 2013, nga mungesa e të burgosurve janë mbyllur afro 19 burgje në tër Holandën. Sot, edhe 5 tjera po planifikojnë të mbyllën në fund të verës. Kjo do të thotë se 2 mijë njerëz do të mbesin të pa punë, vetëm 700 nga ta do të transferohen në burgjet e tjera.

Trendi i mbylljes se burgjeve ka filluar që nga viti 2004, pasi që krimi filloi të bie. Problemi i burgjeve të zbrazëta ka shkuar deri në atë pikë sa qeveria Holandeze ka importuar 240 të burgosur nga Norvegjia, shkruan businessinsider.

Arsyeja pse Holanda ka një numër kaq të vogël të krimeve është legalizimi i drogave, rehabilitim në vend të ndëshkimit, monitorim onlie që iu lejojnë njerëzve të rifillojnë jetën.

Një studim i publikuar në vitin 2018, ka zbuluar se rikuperimi ka më shumë efekt se sa ndëshkimi. Në vend që ti vendosin shkelësit e ligjit në burg dhe duke i shpenzuar paratë e shtetit, është vendosur që të burgosurit të kryejnë punë vullnetare ku i ndihmojnë shtetit.

Krimi i ulët në Holandë është i pa besueshëm nga 17 milion banorë që ka Holanda vetëm 11.600 persona janë të burgosur që i bie 69 të burgosur për 100.000 banorë.

Në anën tjetër SHBA, ka 716 të burgosur në 100.000 banorë, numrin më të madh të te burgosurve në botë.

Kjo ka ardhur nga mungesa e shërbimeve adekuate sociale, moskryerja e punëve vullnetare dhe mungesa e një qendre rehabilituese për të burgosurit pas kryerjes së dënimit.

Duke e parë se si Holanda është duke importuar të burgosur për ti mbajtur burgjet hapur, shtetet e mëdha duhet ti marrin disa këshilla nga ky vend.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme