Fshati Vasilevë bëhet me asfalt, nis rregullimi i trotuarit në Drenas

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 15:20 | Nga

Përfundon asfaltimi i rrugës në fshatin Vasilevë, fillojnë punimet e rregullimit të trotuarit në qendër të qytetit.

Kanë përfunduar punimet e projektit për asfaltimin e rrugës në fshatin Vasilevë të Komunës së Drenasit, ndërsa kanë filluar punimet e rregullimit të trotuarit në qendër të qytetit, ku do të rregullohen me kubëza betoni dhe mbrojtëse anash.

Ne kuadër të investimeve kapitale për vitin 2017, gjatë kësaj jave do të nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugëve në fshatin Llapushnik, përkatësisht në lagjen Sopi, Tahiraj dhe Haxhiaj.

Po ashtu nënshkrimin i kontratës për ndërtimin e nënkalimit po në fshatin Llapushnik do të nënshkruhet gjatë kësaj jave, projekt ky ne bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme