Fshatit Bukosh po vazhdon t’i rregullohet infrastruktura rrugore

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Bukosh, po rregullohet rruga “Bardhi” e cila rrugë është me rëndësi për banorët e kësaj lagje.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me mbikqyrësit e projekteve. Kryetari Muharremaj edhe kësaj here ka kërkuar nga punëkryersi që punët të përfundojnë me afat të përcaktuar dhe me cilësi maksimale.


“Kudo në Komunën e Suharekës puna po vazhdon dhe ne jemi të përkushtuar, që punimet të zhvillohen më së miri”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme