Teksa në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para të infektimit me koronavirus, me interes pritet vendimi që do të marrë Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me ndeshjet në Shqipëri.
Deri më tani ende nuk ka një vendim zyrtar mbi ndeshjet, pasi FSHF po negocion me qeverinë mbi opsionet. Ndërkohë dy ndeshjet e sotme të Superligës, konkretisht Vllaznia- Partizani dhe Skënderbeu- Kukësi, pritet të luhen pa tifozë në stadiumet respektive.