Biografia e gruas së Trumpit fshihet nga interneti

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 14:18 | Nga

Biografia e gruas së Donald Trump është zhdukur nga interneti. Webi profesional i Melania Trump, gruas së kandidatit republikan për president të Amerikës, është fshirë nga interneti të mërkurën mbrëma.

Zhdukja e biografisë së saj nga interneti vjen pas dilemave të ngritura nga shumë media, përfshirë edhe The Huffington Post, nëse Melania Trump ka diplomuar për arkitekturë në “University of Ljubljana”.

Në biografinë e saj në internet thuhej se ajo kishte diplomuar për arkitekturë por në një libër të botuar në fillim të këtij viti rreth jetës së saj thuhet ajo ka lënë universitetin për të ndjekur karrierën në modelim.

Image

Të ngjashme