Ekonomia Online
FUNDIT

FSK bëhet gati për “Defender Europe 2023”, Mehaj publikon pamje nga gjuajtjet me mitraloz

FSK bëhet gati për “Defender Europe 2023”, Mehaj publikon pamje nga gjuajtjet me mitraloz

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga stërvitja e FSK-së për ushtrimin “Defender Europe 2023” ku ushtarët e FSK-së shihen duke qëlluar me mitralozë nga autoblindat Humvee. Mehaj ka shkruar se trajnimet e FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s. “Ushtria e Republikës së Kosovës, vazhdon përgatitjet për “Defender Europe 2023”. Si gjithnjë të […]

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga stërvitja e FSK-së për ushtrimin “Defender Europe 2023” ku ushtarët e FSK-së shihen duke qëlluar me mitralozë nga autoblindat Humvee.

Mehaj ka shkruar se trajnimet e FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s.

“Ushtria e Republikës së Kosovës, vazhdon përgatitjet për “Defender Europe 2023”. Si gjithnjë të përkushtuar për validimin e dy regjimenteve. Të gjitha trajnimet zhvillohen sipas standardeve të vendeve të NATO-së. Krenar me ushtrinë tone”, ka shkruar ai.

VIDEO:

Të ngjashme