Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, FSK-ja dhe KFOR-i amerikan, kanë gjetur tri raketa hedhëse me predha të prodhimit jugosllav.
Njoftimin ua kishte dhënë një person i cili kishte hasur në to, dhe dukeshin si mjete të pashpërthyera.
Policia njofton se kur kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it në vendin e ngjarjes, mjetet e pashpërthyera i kanë marrë me vete.