Forca e Sigurisë së Kosovës u ka dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet e të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka shpërndarë një donacion të grumbulluar në komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt.
“Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot ështē nē zonat ku ndodhën përmbytjet, për t’u dal nē ndihmē qytetarëve të prekur të cët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Një donacion i grumbullar me pajisje higjenike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat mē të prekura, Mitrovicë e Skënderaj nga ekipet e FSK-sē, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirêsuar të shkaktuar nga përmbytjet”, thuhet në njoftim
“FSK do të jetë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike”, thuhet më tej.