Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova do ta mbështesë Shqipërinë për gjendjen pas tërmetit, shkruan Ekonomia Online.
Thaçi theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.
Postimi i plotë i Thaçi:
Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.
Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.
Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.