FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Ujku Vigjilent-2”

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 11:44 | Nga

Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH ) ka realizuar trajnimin e brendshëm “Gjenerimi i Forcës” me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017.

Si përmbledhje e të gjitha fazave të trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit Fushor 48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2” në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.

Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit.

Në këtë ushtrim përveç pjesëtarëve të Kompanisë 2/A mbështetje e ushtrimit fushor kanë qenë edhe njësitë tjera te FSK–së, Njësia e Ndërlidhjes Reagimit në Kriza (NJNRK), Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC) dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Po ashtu gjatë realizimi të ushtrimit fushor janë angazhuar dhe institucionet civile të komunës se Deçanit: Drejtoria për emergjenca dhe shpëtim, Policia e Kosovës, Kryqi kuq i Kosovës, Agjencia për emergjenca civile, Shtëpia shëndetit dhe Zjarrfikësit.

Incidenti i improvizuar ka ndodhur me 19 qershor dhe së pari kanë intervenuar institucionet civile te komunës se Deçanit si; Zjarrfikësit, Qendra emergjente shëndetësorë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq te Kosovës dhe Policinë e Kosovës që kanë bërë perimetrin e sigurisë.

Ushtrimin fushor e kanë përcjellë nga afër Komandanti i BRSH Kolonel Xhevahir Geci, Komandanti i Batalionit te dytë, Nënkolonel Mehmet Lladrovci, Kryetari Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj dhe ekipet vlerësuese të Bat dytë, KDS-së dhe BRSH-së.

Gjatë realizimit të këtij ushtrimi i cili u realizua në bazë të planit vjetor të trajnimit dhe aktiviteteve të Batalionit të Dytë, ku pjesëtarët e FSK-së dëshmuan edhe njëherë se janë të përgatitur profesionalisht në Planifikim dhe operacionet ushtarake siç janë: Ushtrimet fushore, Stërvitjet e betejave, Lëvizjet taktike individuale, Procedurat e udhëheqjes se trupave, Okupimi i bazës patrulluese, Hyrje në patrullim, Operacione urbane ,Pika të kontrollit, patrullimi me Blinda dhe fusha tjera.

 

Të ngjashme