FSK zhvillon ushtrimin fushor “Shqiponja 5”

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 09:13 | Nga

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga sot do të realizojë ushtrimin fushor “Shqiponja 5”.

Stërvitja e përgjithshme “Shqiponja 5” është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese të FSK-së të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme nga Garda Kombëtare e shtetit Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe do të realizohet në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë civile vendore për reagim ndaj emergjencave.

Trupat e njësive të FSK-së do të jenë në lëvizje në të gjithë vendin gjatë 24 orëve, me qëllim ushtrimi, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin lëvizje më të theksuara në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Qëllimi i ushtrimit fushor është trajnimi i liderëve dhe njësive për detyrat kolektive, me qëllim të ngritjes së nivelit reargues të kapaciteteve operacionale, testimi i kapaciteteve ekzistuese nga njësitë e nivelit taktik dhe operacional dhe testimi i ndërveprueshmërisë me institucionet tjera vendore të sigurisë e gjithashtu edhe verifikimi i arritjeve të deritashme si dhe mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim në rast të fatkeqësive, etj.

“Shqiponja 5” është ushtrimi fushor i përgjithshëm i FSK-së, i cili mbahet çdo vit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e ku marrin pjesë të gjitha njësitë taktike dhe operacionale të FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme