Megjithatë, siç shtohet në tekst, Europa nuk do të duhej të hiqte dorë nga qëllimi i vet ose, në të kundërtën, Rusia e Turqia do ta zinte vendin e saj.
“Pas pauzës së gjatë, BE sërish është i gatshëm të diskutojë për zgjerimin kufijve të vet”, thekson gazeta dhe përkujton se edhe vjet kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u kishte premtuar perspektivë të sigurt anëtarësimi në BE, transmeton Koha.net.
Gazeta britanike përkujton se që nga viti 2004, ka ndodhur lodhja nga zgjerimi i BE-së në lindje dhe se problemet me emigrantët kanë shkaktuar hidhërim te zgjedhësit në Union, porse shton se duhet pasur para sysh rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit në rastin e Ballkanit Perëndimor.
“Premtimet për anëtarësim i kanë aktivizuar vendimet e shumta të vendeve të Ballkan it Perëndimor në mënyrë që të bëhen pjesë e BE-së. Për shembull, Serbia ka bërë shumë lëshime lidhur me Kosovën. Megjithatë, rruga deri hyrje në BE mbetet shumë e gjatë, e në ndërkohë ndikimi i BE-së zvogëlohet . Sot vetëm 26 për qind e serbëve është për hyrje në Bashkimin Europian“, shkruan gazeta britanike.
Sipas saj, Rusia dhe Turqia po presin të gatshme të zënë vendin e BE-së nëse Unionin heq dorë. Meqë Juncker ka deklaruar se perspektiva reale vlerësohet sipas përparimit të vendit, kjo do të thotë se, teorikisht, disa nga këto vende mund të arrijnë vendet tjera në rrugë për në BE gjatë kësaj periudhe.
“Këtu para së gjithash mendohet në atë se BE e dallon përparimin e Shqipërisë dhe ndërpret të gjitha teoritë për gjoja favorizimin e Serbisë drejt anëtarësimit”, shkruan gazeta.
Më herët po kjo gazetë kishte theksuar se BE është i gatshëm të që në anëtarësimin e vet t’i përfshijë gjashtë vendet e Ballkanit e edhe Kosovën.