Tahiri: Ftesa e Kurtit për opozitën, përpjekje për të shmangur përgjegjësinë dhe për të zhvendosur vëmendjen

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë opozitare, për të diskutuar çështjen e presidentit, duke e cilësuar atë si përpjekje për të përmbysur narrativën e bllokadës politike në vend.

Sipas Tahirit, kjo ftesë në pamje të parë mund të duket si një hap konstruktiv, por në thelb synon të krijojë presion ndaj Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe njëkohësisht të përgatisë terrenin që, nëse nuk arrihet një epilog pozitiv sipas kryeministrit, përgjegjësia t’i atribuohet opozitës dhe institucioneve të drejtësisë.

Ai ka theksuar se Kurti po përpiqet gjithashtu të zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Vjosa Osmani dhe të çorientojë opozitën përmes kësaj nisme.

Të ngjashme