Javë të ftohtë dhe me borë ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.
Reshjet më intensive parashihen të jenë në veri-perëndim të vendit dhe në jug-perëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët.
Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën diku nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s./