Fullkrug shpëton Gjermaninë nga eliminimi

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Fullkrug e ka shpëtuar Gjermaninë nga eliminimi i Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi shënoi golin e barazimit kundër Spanjës.

Spanjollët dhe gjermanët ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën mbrëma në kuadër të Grupit E.

Gjermania ia doli që në pjesëlojën e parë të gjejë rrugën e golit përmes Rudiger, gol që u anulua nga VAR-i.

Lojë dinamike është luajtur në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë e cila prodhoi dy gola.

Fillimisht skuadra e Luis Enrique përmes sulmuesit Alvaro Morata (62’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0.

Pas këtij goli, gjermanët më gjithë ‘arsenalin’ e tyre u hodhën në sulm duke e kërkuar golin e barazimit të cilin e gjetën më anë të Fullkrug (83’), rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje joshëse.

Pas këtij barazimi, Spanja kryeson Grupin E më katër pikë dhe në ndeshjen e radhës përballet me Japoninë, derisa Gjermania është e fundit me vetëm një pikë dhe skuadra e Nagelsmann kualifikimin duhet ta kërkojë në duel me Kosta Rikën në sfidën e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme