Sot u takuan në Bruksel Lajçak, Escobar, Bonne, Plötner dhe Talo. Kanë biseduar për vazhdimin e dialogut. Dialogu siç e ka formësuar Lajçak mund të jetë tashmë i vdekur, nuk di nëse ata e kanë konstatuar këtë. Kosova asnjëherë nuk duhet të ndalë komunikimin rreth dialogut dhe gjithmonë duhet të jetë pjesë e bisedimeve për gjetje të paqës së qëndrueshme në rajon.
Skenari më e mirë është Lajçaku të japë dorëheqje dhe të largohet vetë. Rezultatet e punës së tij kanë demostruar që ai nuk ka çka nevojitet të gjenerojë rezultate në dialog. Palët janë më të armiqësuara se kurrë më parë. Ai ka humbur totalisht kontrollin ndaj njërës palë Serbisë e cila po organizon terror shtetëror kundër Kosovës në vend të paqes që parashihet me kornizë të dialogut. Pala tjetër, Kosova, e konisideron të anëshëm, joparimor.
Lajçaku ka humbur gjithçka që nevojitet të ketë një lehtësues i pavarur dhe kredibil. BE dhe SHBA duhet të fillojnë të mendojnë për reformim të formatit të bisedimeve dhe për një lehtësues të ri. Shpresoj që atë kanë bërë sot në këtë takim. Nëse jo, ndoshta shefat e diplomacive duhet të kosiderojnë dicka të tillë nëse dëshirojnë të kthejnë kredibilitetin dhe gjasat për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Presioni i jashtëzakonshëm kundër Kryeministrit të Kosovës dhe kornizimi i tij për ta izoluar dhe detyryar të pranojë dicka që ai nuk beson ka japur rezultate negative. Ka inkurajuar palën tjetër, Serbinë. të ushtroj terror ndaj Kosovës, sic u konfirmua të Dielën e Zezë.
Ka dështuar plani dhe çasja e Lajcakut rreth dialogut. Nuk po argumentoj që Kosova nuk duhet të vazhdojë dialogun, përkundrazi. As nuk po e quaj Lajçakun “pro-Serb”; nuk është ajo punë jona. Korniza dhe formati i dialogut nuk po funksionon, ka dhënë kundërefekte. Njëra palë, Serbia, është inkurajuar aq shumë saqë ka pasur guxim të organizojë njësite paramilitare dhe të organizojë e komandojë terror ndaj policisë së Republikës së Kosovës.