“Fundjava e filmit tajvanez” në Prishtinë, në Kino Armata do të shfaqen katër filma

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Më 18-20 shtator, në bashkëpunim me zyrën përfaqësuese të Taipeit në Hungari, KinoArmata do të shfaq 4 filma të mirënjohur taivanez.

Programi do të nisë me 18 shtator, nga ora 19.00 me ç’rast do të shfaqet A Chip Odyssey (2025) nga Hsiao Chu-chen, një dokumentar i gjatë i cili flet për industrinë e gjysmëpërçuesve në Taivan, një kohë e rëndësishme në historinë bashkëkohore të vendit.

Gjatë fundjavës, programi gjithashtu sjell në fokus të veçantë tre filma artistik të regjisorit Edward Yang, si In Our Time (1982), Taipei Story (1985) dhe YiYi (2000). Ai njihet për paraqitjen e melankolisë, përditshmërisë urbane dhe presioneve të zhvillimit kapitalist në Taivan.

Të ngjashme