Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditë së diel vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.
Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius.
Të shtunën do të regjistrohen temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius ,derisa të dielën maksimalet do të ulën për 10 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.