Fundjavë me mot pranveror

A woman makes soap bubbles on a day with hot and sunny weather in front of the Brandenburg Gate in Berlin, Germany, Tuesday, July 1, 2025. (AP Photo/Markus Schreiber)
Prishtinë | 13 Mar 2026 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore.

Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme