Fundviti i gjeti politikanët me pozita të ndryshme

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Fundi i vitit 2020, asnjërin nga liderët politikë nuk i gjeti në pozitën e njëjtë.

Albin Kurti u shkarkua nga posti i Kryeministrit.

Avdullah Hoti po ashtu, veçse jo nga Kuvendi, por nga Gjykata Kushtetuese.

Hashim Thaçi dha dorëheqje nga Presidenti, si shkak i Gjykatës Speciale.

Për rrethana të njëjta, edhe Kadri Veseli liroi pozitën e Kryetarit të PDK-së.

E Vjosa Osmani u shkarkua nga LDK, porse si Kryeparlamentare tashti po ushtron edhe funksionin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të shtetit.

Isa Mustafa e Ramush Haradinaj nuk patën ndonjë ndryshim. Të dytë qëndrojnë të gjithëpushtetshëm brenda partisë së tyre për kohë të gjatë, veçse Haradinaj po do të bëhet edhe President i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme