Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe zëvendësministrin Sami Hajdaraj, vizituan sot Komunën e Suharekës
Me këtë rast u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Suharekës.
“Ky memorandum i nënshkruar parasheh investimin e rreth tre milionë eurove në këtë Park. Jam i bindur se projekti që po fillon sot, do ta transformojë përfundimisht qytetin e Therandës. Se sa i rëndësishëm është ky projekt, tregon fakti se pas funksionalizimit të këtij parku bizneset që do të operojnë në këtë park, do të ofrojnë mbi 600 vende të reja pune”, ka shkruar Limaj, në faqen e tij në Facebook.
“Projekti i nënshkruar sot është në përputhje me programin tonë qeveritar, i cili parasheh krijimin e parakushteve për prodhuesit tanë dhe ne do të jemi të pakompromis në mbrojtjen dhe stimulimin e prodhuesve vendorë”, ka theksuar Limaj.