Fuqizimi i ligjit, element kyç për tërheqjen e investitorëve

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 15:47 | Nga

Në vazhdën e vizitës në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Drejtoreshën e Zyrës për Ballkanin Perëndimor, Fiona Mcilwham. Në takim, Ministrja Hoxha njoftoi Mcilwham për gjendjen ekzistuese në sektorin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha njoftoi Mcilwham për prioritetet dhe objektivat e Ministrisë së Drejtësisë të përcaktuara gjatë mandatit të saj në krye të këtij institucioni. Ndër të tjera, Ministrja Hoxha vuri theks të veçantë në nevojën për reformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë, qoftë përmes reformave legjislative apo përpjekjeve më të mëdha për të fuqizuar zbatimin e ligjit. Ministrja Hoxha, vuri në pah rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, si një ndër elementet kyçe për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.

Mcilwham, shprehu përkushtimin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në rrugën drejt reformimit të mëtejmë të sistemit të drejtësisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit. Mcilwham, vlerësoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe konsideroi se përkushtimi i saj për të fuqizuar sundimin e ligjit është qenësore për progresin në këtë sektor.

Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

001

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme