Tyson Fury duket i bindur se meçin kundër Deontay Wilder do ta mbyll që në raundin e dytë.
Të dy këta boksier për të dytën herë do të vihen përballë njëri tjetrit, pas barazimit në ndeshjen e parë.
Meçi do të zhvillohet në ‘Grand Garden Arena’ në Las Vegas, në ora 06:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale.
Kur ky meç po afohet, Fury ka publikuar një fotografi në Facebook, duke treguar se fitoren do ta marrë që në raundin e dytë.
Fituesi i këtij meçi në të ardhmen do të ndeshet me kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.