Boksieri britanik Tyson Fury thotë se rimeçi për titull bote në peshën e rëndë me Deontay Wilderin me gjasë do të mbahet në mars apo prill të vitit të ardhshëm.
Wilder në fundjavë nokautoi amerikanin Dominic Breazeale në raundin e parë për të mbrojtur kështu titullin WBC në peshën e rëndë, në boks profesionist, shkruan sot Koha Ditore.
Agjenti i Wilderit, Shelly Finkel, ka thënë se amerikani 33-vjeçar sipas të gjitha gjasave do të ndeshet me Furyn apo Anthony Joshuan vitin e ardhshëm.
“Wilder nuk mund të ikë përgjithmonë. Ky rimeç do të mbahet”, ka thënë Fury 30-vjeçar.
Tre boksierët e peshës së rëndë kanë marrëveshje me rrjete të ndryshme televizive në SHBA dhe kjo bën që meçet e tyre të mos jenë të lehta për t’u aranzhuar.