Koalicioni PDK-AAK-“Nisma” e nisin fushatën në Prishtinë, LDK-AKR-ja në Podujevë, ndërsa “Vetëvendosja” në Gjilan
Partitë politike sot edhe zyrtarisht do të nisin fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit, ndonëse parafushatën si e kanë cilësuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë nisur qysh herët.
Në këto zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këto zgjedhje garon në koalicion me AAK-në, me “Nismën” dhe me 11 subjekte të tjera të vogla, të cilat kandidat për kryeministër e kanë Ramush Haradinajn.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës garon në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, të cilave i është bashkuar Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, si dhe Lëvizja për Drejtësi e Sylejman Çerkezit. Kandidat për kryeministër i këtyre partive është Avdullah Hoti.
Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kandidat i së cilës për kryeministër është Albin Kurti.