Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në kuadër të aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, sot kanë marr pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.
Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim, thuhet në një komunikatë shtypi të MPB-së.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, me autoritetet relevante dhe me përkrahje nga partnerë të shoqërisë civile, të organizatës “Terre Des Homes” nga takimet e mbajtura kanë dalë rekomandimet për fushatë të përbashkët sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dedikuar fluksit të turistëve gjatë sezonit veror”.
Hapjen e fushatës e bënë Drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, Naim Muja; drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Rrahman Sylejmani, dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, Fehmi Gjata.