Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku njoftoi se në Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, se arsyeja e çrregullimit me furnizim me ujë të pijshëm është duke ndodhur si pasojë e turbullirën e ujit.
“Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës, Drenas, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë. Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji”, thuhet në njoftim.
“Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet tutje.