Për shkak të defekteve në Bec, ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka njoftuar konsumatorët e saj se, për shkak të një defekti që ka ndodhur në fshatin Bec, është ndërprerë furnizimi me ujë në disa fshatra.

Fshatrat që do të mbesin pa ujë janë Vraniqi, Meqeja, Doblibara, Bordosani dhe Rezina.

Njoftimi i plotë:

KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 350, që ka ndodhur në fshatin Bec , jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë.

Zona e cila  atakohet nga ky defekt duke mbetur pa furnizim me ujë të pijes përfshin fshatrat, Vraniq, Meqe, Doblibarë, Bordosan dhe Rezinë.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë  ta rikthejmë  furnizimin me ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme