Fushë-Kosova nikoqire e Olimpiadës së 25-të Mbarëkombëtare të Matematikës

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka pritur një delegacion të nivelit mbarëkombëtar të matematicientëve kryesuar nga Agim Buklla.

Pjesëmarrës ishin edhe kryetari i shoqatës “Paskal” nga Tetova, Nexhat Kasa, kryeredaktor i revistës “Plus”, Taxhedin Rexhepi, drejtor i shtëpisë “Matrix” dhe Xhaver Berisha e Nexhmedin Rexhepi profesor të matematikës nga Fushë-Kosova.

Qëllimi i takimit ishte organizimi i Olimpiadës së 25-të Mbarëkombëtare të Matematikës në Fushë-Kosovë.

Kryetari Berisha shprehu kënaqësinë që ishte nikoqir i këtij takimi shumë miqësor si dhe konfirmoi se kjo olimpiadë mbarëkombëtare do të organizohet në Fushë-Kosovë dhe që tani do të fillojnë përgatitjet për mobilizim dhe organizim./EO

Të ngjashme