Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka rrahur rejën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht (bashkëshorten e djalit) viktimën femër K/Shqiptare. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.