Dua Lipa “i verboi” të gjithë në episodin e fundit të The Graham Norton Show, teksa mbante veshur një fustan-pelerinë.
E stiluar nga Lorenzo Posocco, Dua dukej rrezatuese me një fustan nga koleksioni i Maison Valentino për vitin 2020.
Kristalet dhe teminat e argjendit i shtuan dhe më shumë shkëlqim performancës së këngëtares shqiptare me famë botërore, e cila vetëm pak ditë më parë shtyu për në shtator dhe tetor të vitit 2021, turneun e saj evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë.