Në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuari, i cili dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në vlerë 500€ e cila dyshohet të jete e falsifikuar.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500€ gjithsejtë 12.000€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje.