Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve kundër Greqisë, me fillim nga ora 20:45, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Para kësaj sfide, Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur disa futbollistë të Kombëtares për të dhënë mesazhe se si duhet të mbrohemi nga pandemia COVID-19.
Futbollistët e përfshirë në video ishin: Samir Ujkani, Amir Rrahmani dhe Atdhe Nuhiu.